Të jesh një grua në karrierë, me biznes, angazhime të shumta jashtë shtëpisë dhe njëkohësisht të jesh edhe nënë e dy fëmijëve nuk është aq e lehtë.
Sidomos kur ata janë ende të vegjël, pa nisur shkollën kur bëhen disi më të zotët e vetes.
Këngëtarja e dashur Miriam Cani ka ndarë një të vërtetë me ndjekësit e saj, kur shkruan se tashmë e di se çfarë do të thotë “të shkosh në punë për të pushuar”.
“Tani e kuptoj frazën që më habiste kur e dëgjoja nga nënat me fëmijë të vegjël, po iki të shplodhem pak tek puna”.
View this post on Instagram
Ky i Miriamit është një konstatim që vlen, pasi nuk ka punë që mund ta lodhë dhe konsumojë një grua më shumë se puna brenda shtëpisë dhe rritja e fëmijëve të vegjël. Ndaj bekuar qoftë puna jashtë shtëpie!