E diel, 19 Janar, 2025

E FUNDIT: SBAShK-u fton takim të hënën – ja çfarë do të diskutohet

- Advertisement1-

Sindikata e Baskuar e Arsimit dhe Shkencës (SBAShK) ka ftuar takim të hënën me nivelet komunale dhe të universiteteve për të bashkëbiseduar për “vendimin skandaloz” të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknkologjisë (MAShT) rreth ndërprejes së praktikës së furnizimit të shkollave dhe nxënësve me libra, dhe për të kaluar në pagesa të drejtpërdrejta të prindërve; që këta të fundit vetë t’ua blejnë liberat shkollorë fëmijve të tyre.

Takimi është thirrur për të hënën në ora 10:00 në sallën e takimeve në Qendrën e Studentëve te selia e SBAShK-ut.

- Advertisement -

Njoftimi i plotë:

ë nderuara media SBASHK ju përgëzon për angazhimet duke ju dëshiruar punë të mbarë e shumë suksese e arritje të reja.

Ju ftojmë që të jeni bashkë me ne në takimin me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të universiteteve, që janë përfaqësues të anëtarësisë sonë qe nga çerdhet e deri në universitete.

Në këtë takim do të bashkëbisedohet për gjendjen aktuale në arsim, për problemet lidhur me fillimin e vitit të ri shkollor, për vendimin skandaloz të MASHTI-it për tekstet shkollore e për shumë çështje të tjera.

Takimi mbahet të hënën, më 28 gusht, në orën 10:00 në sallën e takimeve në Qendrën e studentëve, te selia e SBASHK.

Medie të nderuara ju ftojmë dhe jeni të mirëseardhura ta përcjellni këtë takim.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

INTERVISTË| Sedat Bajrami, drejtor i shkollës “Mushnikova”: Pagat e mësimdhënësve duhet të jenë motivuese

 Nisi punën në arsim në vitin 1990, dhe ka plot 35 vjet përvoje pune....

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...