E enjte, 26 Dhjetor, 2024

E FUNDIT: “Do ta dërgojmë në Kushtetuese Ligjin e Pagave, nëse nuk plotësohen kërkesat për rritje të koeficientit”

- Advertisement1-

Qeveria e Kosovës në fillim të kësaj jave bëri publik koeficientin në vlerë të 105 euro. Kjo shumë e caktuar ka ngjallur reagime të shumta të opozitës, disa sektorëve në administratën publike dhe mundësitë që Ligji i Pagave të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.

Nga PDK thonë se në rast se gjatë leximit të parë dhe të dytë në Kuvend, nuk plotësohet kërkesat e tyre për rritje të koeficientit në vlerë të 125 eurove, atëherë do ta dërgojnë në Kushtetuese.

- Advertisement -

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahir ka paralajmëruar dërgimin e Ligjit të Pagave për interprerim në isntancën më të lartë gjyqësore në vend.

“Ne kemi pasur një debat të gjatë për ligjin e pagave që nuk e caktonte koeficientin Qeveria. Tash me ligjin për buxhet e përcaktuan koeficientin 105 euro dhe ne kemi dhënë argumente se koeficienti 120 euro është i mundur për buxhetin e Republikës së Kosovës. Ky koeficient aktual është koeficient I mjerimit, një koeficient që do ta zbrazë Kosovën, një koeficient, ku mjekët, policët e të tjerët do të kërkojnë vende të tjera të punës jashtë Kosovës, sepse kanë të papërballueshme jetën me këto paga që i marrin. Po bëjmë të gjitha vlerësimet me juristët tanë në PDK, dhe në rast se nuk do të merren parasysh në kuadër të dy leximeve propozimet tona, atëherë do të dërgojmë në Kushtetuese ligjin e pagave”, thotë Abelard Tahiri në “Blic Interview”.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nagavci i ndan bursë djalit të sekretares së MASHT-it

Para pak ditësh, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë do të ndante bursa për...

Përfundimi i gjysmëvjetorit të parë – mesazh nga Behare Kryeziu, drejtoreshë e shkollës “Mustafa Bakiu” në Prizren

MESAZH NGA DREJTORESHA E SHKOLLËS ME RASTIN E PËRFUNDIMIT TË GJYSMËVJETORIT TË PARË DHE...

Rrahman Jasharaj: Murati dhe Qeveria e idhnakëve dinë edhe më zi

Për tri ditë me radhë Ministri Murati bashkë me Kryeministrin Kurti e me bashkëpunëtorë...

Mësuesja nga Ferizaj: Kemi nevojë për me u përmbushë më shumë

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sot ka pirë kafe me një mësimdhënëse...