E shtunë, 18 Janar, 2025

E frikshme: Trageti has vogëlushen 4 vjeçare me komardare në mes të detit (video)

- Advertisement1-

Rojet bregdetare greke u habitën kur panë në mes të detit një komardare me një fëmijë 4 vjeç në të. Ndodhi të hënën në mëngjes në Rio – Antirrio, Greqi.

Fëmija ishte vërtet me fat pasi u shpëtua nga rojet bregdetare të cilët ndaluan anijen dhe e morën vajzën por kjo histori mund të përfundonte edhe në tragjedi.

- Advertisement -

Mesa duket vajza i kishte shpëtuar kotrollit të prindërve të saj dhe rryma kishte çuar komardaren me vajzën e vogël në të 500 metra larg nga bregu.

Videoja tronditëse po bën xhiron në rrjetet sociale dhe po merr shumë reagime, dhe pyetja që të gjithë ngrenë është: Po prindërit ku ishin?

Videja e publikuar nga Petros Kritsonis shoqërohet me një përshkrim ku shkruan se nuk ka qëllim të fajosë prindërit por të ndërgjegjësojë ata për rrezikun që i kanosen fëmijëve nga lodrat e detit.

Në breg, ndodhen prindërit e vajzës të cilët janë në ankth. Pak kohë para se vajza të humbte në valët e detit ajo po luante me babain e saj në breg. Sidoqoftë, era ndryshoi direkt drejtim dhe ajo u zhduk nga sytë e të atit.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Psikologët e Harvardit japin këshilla për rritjen e fëmijëve

Shumë prindër janë lodhur duke dëgjuar se si teknologjia moderne mund të ketë efekte...

Prindërit kërkojnë ndihmë për shërimin e saj, vogëlushja Una vuan nga një sëmundje e rëndë

Prindërit e një vajze të vogël të quajtur Una, po kërkojnë ndihmë nga qytetarët...

Familja Dani nga Istogu kërkon ndihmë për shërimin e djalit, i duhet urgjentisht trajtimi jashtë vendit

16 vjeçari Elham Dami ka nevojë për ndihmë. Ai është i është diagnostikuar me...

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...