Ka vdekur studentja Rozina Dhimaku, studente e Fakultetit të Shkencave Mjekësore, dega Infermieri, në Universitetin ALDENT.
Njoftimin e ka dhënë Univeristeti përmes një postimi nërrjetet sociale.
Njoftimi i Universitetit Aldent:
Me dhimbje të madhe dhe trishtim të thellë, morëm lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të Rozina Dhimakut, studente e Fakultetit të Shkencave Mjekësore, dega Infermieri, në Universitetin ALDENT.🖤
Rozina ishte një vajzë e dashur, e sjellshme dhe plot ëndrra 🌸. Ajo spikaste për buzëqeshjen e saj të ngrohtë, për energjinë pozitive dhe për përkushtimin që tregonte në çdo hap të rrugëtimit të saj akademik. Me pasionin e madh për mjekësinë dhe me dëshirën e sinqertë për t’i ndihmuar njerëzit 🤍, ajo përfaqësonte vlerat më të larta të profesionit që kishte zgjedhur.
Për shokët dhe miqtë ishte një frymëzim, për pedagogët një shembull i studentit model, ndërsa për familjen një krenari e madhe. Humbja e saj lë një boshllëk të madh në zemrat e të gjithëve, por kujtimi i saj do të mbetet i gjallë në mendjet tona.
Në këtë moment kaq të vështirë, stafi dhe i gjithë komuniteti i Universitetit ALDENT u shprehin ngushëllimet më të ndjera familjes, të afërmve dhe të gjithë miqve të Rozinës.
🕊️ Qoftë i paharruar kujtimi i saj! 🕊️