- Advertisement5 -
Një lajm të dhimshëm e ka dhënë Kolegji AAB, ku ka njoftuar se ka vdekur studentja e tyre Leonita Hoti.
- paragrafi 1 -
Njoftimi nga Kolegji AAB:
TELEGRAM NGUSHËLLIMI
Kolegji AAB me dhimbje të thellë ka pranuar lajmin për ndarjen nga jeta të studentes tonë të dashur Leonita Hoti.
Në emër të Kolegjit AAB, Fakultetit Juridik, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën Leonitën.
Leonita do të kujtohet si studente e shkëlqyer, me plot vullnet dhe edukatë gjatë studimeve, duke e bërë të paharrueshme për të gjithë ne.
U prehsh në paqe Leonita!
</div>