E dhimbshme: Vdes studentja Erisa Aliaj

- Advertisement5 -

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në zonën e ish-Kënetës në Durrës.

- paragrafi 1 -

Studentja 22-vjeçarja Erisa Aliaj ka qenë duke kaluar rrugën dhe një makinë me shpejtësi e ka aksidentuar.

- Advertisement - M1

Përplasja ka qenë shumë e fortë, aq sa e ka hedhur të renë në anën tjetër të trotuarit. 22-vjeçarja është dërguar në spitalin e Durrësit në gjendje të rëndë. Policia njoftoi se ditën e sotme ajo ka ndërruar jetë.

Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin. Klan News raporton se ai quhet I.Uka, 24 vjeç. Ndërkohë vijojnë hetimet për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e plota të këtij aksidenti tragjik.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.