E premte, 7 Shkurt, 2025

E dhimbshme: Vdes studentja 27-vjeçare

- Advertisement1-

Kush po drejtonte makinën në të cilën njëzetvjeçarja Gioia Muliere vdiq në San Benedetto dei Marsi (L’Aquila)?

I dashuri i vajzës, i cili mbeti i plagosur, u tha hetuesve në spital se nuk e drejtonte ai makinën. Por çështja është duke u hetuar dhe ekspertiza do të zbardhë se çfarë ka ndodhur.

- Advertisement -

Pasditen e djeshme, pas ekzaminimit autopsik nga mjeku mjek Antonio Tombolini, i caktuar nga Prokuroria (i pranishëm eksperti i familjes Muliere, Giuseppe Calvisi), trupi i vajzës që humbi jetën në moshën 20-vjeçare pas goditjes së dhunshme me makinën pas murit, natën e Pashkëve, iu dorëzua familjes për lamtumirën e fundit.

I dashuri i saj, MC, një 24-vjeçar nga Pescina, ndodhet ende i shtruar në gjendje shoku në spitalin Avezzano për shkak të frakturave të shumta të pësuar pas goditjes së dhunshme. Ndërkohë, familja Muliere ka caktuar një trupë avokatësh të përbërë nga Domenico Eligi, Fabrizio Ridolfi dhe Fabio Falcone, ndërsa i dashuri që është përfshirë në regjistrin e të dyshuarve për vrasje në rrugë ndihmohet nga avokatët Berardino Terra dhe Stefano Guanciale. Mbeten ende për t’u sqaruar shkaqet e aksidentit rrugor që i mori jetën studentes.

Askush nuk mund ta kuptojë se si Mito Alfa Romeo mund të humbiste kontrollin në atë pjesë të rrugës. Automjeti pa frenuar ka përplasur murin. Njëzet vjeçarja vdiq para se ambulanca ta çonte në spital.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Evans Drishti: Sindroma e një note dhe protagonizmi i një prindi

Disa prindër ushtrojnë presion mbi mësuesit për nota të larta, duke injoruar aftësitë reale...

Raimonda Sino: Material didaktik në lidhje me kriteret e vlerësimit të orës së hapur dhe të projektit kurrikular

Risitë në kualifikimin e mësuesve 2024-2025 fokusohen te vlerësimi i orës së hapur dhe...

OECD: Mësuesit shqiptarë më të keqpaguarit në Europë

Mësuesit shqiptarë janë ndër më të keqpaguarit në Europë, me pagat që janë dukshëm...

Nxënëset Sumeja Alija dhe Djellarta Muqaj me punim të veçantë kushtuar Pavarësisë

Sumeja Alija dhe Djellarta Muqaj nxënëse të shkollës "Emin Duraku", në Prizren kanë realizuar...