E dhimbshme: Vdes studenti i Akademisë së Sigurisë në aksident trafiku

- Advertisement5 -

Studenti Arjon Shahaj, ndërroi jetë si pasojë e një aksidenti tragjik që u regjistrua pasditen e djeshme në Tiranë.

- paragrafi 1 -

Policia sqaronte se viktima ndërsa ka qenë duke udhëtuar me mjetin e tij, është përplasur me një tjetër makinë, e si pasojë e përplasjes së fortë dhe përmbysjes së mjetit, ka gjetur vdekjen në vend. Shkak dyshohet se është bërë lagështia dhe shpejtësia.

- Advertisement - M1

“Më datë 08.11.2023, në afërsi të liqenit artificial, automjeti me drejtues shtetasin A. Sh. dyshohet se është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Y. R. Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vendngjarje, shtetasi A. Sh. (student në Akademinë e Sigurisë). Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, tha policia.