E dhimbshme: Vdes studenti Anid Hoxha nga Rahoveci

- Advertisement -

Ka vdekur studenti Anid Hoxha nga Rahoveci.

- paragrafi 1 -

Ai ka vdekur në Shqipëri ku po qëndronte për pushime në bregdetin shqiptar bashkë me shokët e tij.

- Advertisement -
Njoftimin e ka dhënë kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, përmes një postimi në Facebook.

“Kjo humbje e papritur na preku thellë të gjithëve, familjen, shokët dhe secilin që e njohu Anidin, si djalë të mirë e të dashur. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen Hoxha, miqtë dhe për të gjithë ata që ndjejnë dhimbjen e kësaj humbjeje të rëndë. Qoftë i lehtë dheu për Anidin!”, tha Latifi.