E dhimbshme: Vdes nxënësja Larisa Sokoli nga Rahoveci

- Advertisement -

Ka ndërruar jetë Larisa Sokoli, nxënëse në shkollën e mesme “Xhelal Hajda”, në Rahovec.

- paragrafi 1 -

Kjo humbje ka trishtuar thellë familjen, shokët, shoqet dhe gjithë komunitetin shkollor, që humbën një vajzë të qetë, të dashur dhe plot energji pozitive.

- Advertisement -

Shokët dhe shoqet e klasës, gjatë varrimit të saj, i dedikuan një letër prekëse që u lexua në nderim të kujtimit të Larisa-s. Ata shprehën dhimbjen e madhe për humbjen e saj dhe theksuan se ajo do të jetojë përjetë në zemrat e tyre dhe në kujtimet që kanë me të.

Në mesazhin e shokëve të klasës XII-4, thuhet se Larisa ishte një shoqe e dashur dhe e qetë, dhe kujtimet me të do të mbeten gjithmonë të ndritshme si yjet që shohin nga qielli.