E dhimbshme: Vdes nxënësja e klasës së 8-të në një shkollë të Vushtrrisë

- Advertisement -

Ka ndërruar jetë një nxënëse e Shkollës së Mesme të Ulët “Andon Zako Çajupi” në Vushtrri.

- paragrafi 1 -

Lajmin për ndarjen nga jeta të nxënëses së klasës së 8-të e ka njoftuar shkolla në faqen e facebook.

- Advertisement -

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin e hidhur për vdekjen e nxënëses së zellshme të shkollës sonë, Emine (Ferki) Begu, nxënëse e klasës VIII/3”, njofton shkolla.

Varrimi i të ndjerës është bërë dje, e martë në varrezat e qytetit në fshatin Begaj.

Menaxhmenti i shkollës, mësimdhënësit, punëtorët teknikë dhe nxënësit shprehin ngushëllime të përzemërta për familjen e të ndjerës!

- Advertisement -

Zoti e shpërbleft me xhenet!” njofton A.Z.Çajupi