E martë, 25 Shkurt, 2025

E dhimbshme: Vdes nxënësja e dalluar nga Vushtrria, ishte vetëm 11 vjeçare

- Advertisement1-

Suela Duraku është ndarë nga jeta në moshën 11-vjeçare pas një sëmundje të rëndë.


Suela ishte nxënëse e dalluar e shkollës “Liria” në komunën e Vushtrrisë.

- Advertisement -

Lajmin e ka bërë të ditur drejtoria e shkollës përmes një njoftimi ku i ka shprehur ngushëllime familjes.

“Me dhimbje të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurës suaj dhe nxënëses sonë të dalluar, Suela Duraku. Andaj, më lejoni që në emër të gjithë nxënësve, mësimdhënësve dhe në emrin tim personal, t’ju shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta.Suela ishte nxënëse e dalluar me një edukatë të pashoq, e respektuar, fjalëpak dhe e dashur për të gjithë” , thuhet ndër të tjera në njoftimin e drejtorisë së shkollës.

“Vdekja e saj është një humbje e madhe, jo vetëm për familjen, por edhe për shoqërinë e saj, neve si shkollë, e po ashtu edhe për shoqërinë, për faktin se Suela do të ishte një doktoreshë e suksesshme, një mësuese e mirë, një psikologe e ndoshta edhe një astronaute.Andaj, edhe një herë pranoni ngushëllimet tona më të sinqerta.I lehtë i qoftë dheu i Kosovës dhe pushoftë në paqe!”, thuhet në njoftim.

Varrimi i voglushes është bërë sonte në ora 18:00 në varrezat e reja të Strofcit.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Lajm shumë i mirë për shkollën “Dardania” në Prishtinë: Pajiset me 2200 dollapë për nxënësit

Shkolla "Dardania" në Prishtinë ka njoftuar se kanë pranuar 2 mijë e 200 dollapë...

Lajm i mirë: 5600 dollapë për nxënësit e 9 shkollave fillore në Prishtinë

Punë e mirë po vazhdon të bëhet në shkollat e Prishtinës. Sot drejtoresha e...

Në shkollën “Ndre Mjeda” në Rakosh po vazhdon vlerësimi i performancës së mësimdhënësve

Në shkollën "Ndre Mjeda" në Rakosh të Istogut po vazhdon puna e ekipit për...

Luljeta Murati, zgjedhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë

Luljeta Murati, mësimdhënëse e Fizikës e cila punon qe 25 vite duke kontribuar në...