E dhimbshme: Vdes nxënësja 9-vjeçare nga Mitrovica

- Advertisement -

Një ngjarje e rëndë ka tronditur familjen Veseli nga Broboniqi i Mitrovicës, e cila ka humbur vajzën e tyre, 9-vjeçare Elhaida Veseli.

- paragrafi 1 -

Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur familja, duke njoftuar se varrimi do të bëhet sot, më 29 janar 2025, me namazin e drekës, në ora 12:00, në varrezat e fshatit Broboniq.

- Advertisement -

“Te Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi. Sot, më 29.01.2025, ka ndërruar jetë vajza ime, Elhaida Veseli. Varrimi do të bëhet me namazin e drekës në varrezat e fshatit Broboniq”, ka njoftuar babai i saj.

Elhaida ishte nxënëse e shkollës fillore “Abdullah Shabani” dhe bija e dytë e familjes, pas motrës së saj të madhe.