E dhimbshme: Vdes nxënësja 13-vjeçare në shkollë, dyshohet se u mbyt me ushqim

- Advertisement -

Një 13-vjeçare ka humbur jetën këtë premte në një shkollë në Pire, Greqi.

- paragrafi 1 -

E mitura mësohet se ka ndërruar jetë pasi dyshohet se u mbyt me ushqim gjatë pushimit të drekës.

- Advertisement -

Mediat greke raportojnë se fëmija pësoi një bllokim të rrugëve të frymëmarrjes.

Edhe pas tentativave të mjekëve të cilët i dhanë ndihmën e parë në shkollë, vajza nuk arriti t’iu mbijetonte incidentit tragjik.

Menjëherë u thirr një ambulancë, e cila e transportoi 13-vjeçaren pa ndjenja në spital.

- Advertisement -

Pas mbërritjes në spital e mitura ka pësuar edhe arrest kardiak ku dhe ka ndërruar jetë.

Drejtori dhe një mësues i shkollës u arrestuan ndërsa policia po kryen hetimet për zbardhjen e saktë të vdekjes së 13-vjeçares.