E dhimbshme: Vdes nxënësi Geltian Shala nga Prizreni

- Advertisement -

Ka vdekur nxënësi Geltian Shala, maturantë në Shkollën e Mesme “Remzi Ademaj” Prizren, shkruan AlbanianeEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimin e ka dhënë drejtoresha e Arisimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj.

- Advertisement -

Njoftimi:

Telegram Ngushëllimi!

Me pikëllim të thellë e dhimbje të madhe mora lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të nxënësit Geltian Shala, maturantë në Shkollën e Mesme “Remzi Ademaj” Prizren.

- Advertisement -

E nderuar familje Shala në këto momente të rënda për ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta duke bashkëndjer dhimbje me ju.

Në emër të Drejtorisë Komunale të Arsimit, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen, të afërmit, shokët e klasës dhe të gjithë mësimdhënësit që ndanë rrugëtimin arsimor me të ndjerin.

Humbja e një jete të re është një plagë e thellë për të gjithë ne. Kujtimi për Geltianin do të jetojë gjithmonë në mendjet dhe zemrat tona.

Pusho në paqe Geldi!
Me nderime,
Luljeta Veselaj-Gutaj
Drejtoreshë e Drejtorisë së Arsimit- Prizren