Gjimnazi “Janaq Kilica” në Fier ka njoftuar se ka vdekur nxënësi i tyre, Flamur Hoxhaj.
Shkolla thotë se Flamuri do të mbetet gjithmonë në kujtimet e tyre si shembull i mirë edukimi dhe vlerash njerëzore.
Njoftimi i shkollës:
Me dhimbje të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të nxënësit tonë të dashur, *Flamur Hoxhaj*.🕯️
Një djalë i përkushtuar,i qeshur, i sjellshëm dhe plot ëndrra, Flamuri do të mbetet gjithmonë në kujtimet tona si shembull i mirë edukimi dhe vlerash njerëzore.
Humbja e tij ka lënë boshllëk të madh në zemrat e shokëve, mësuesve dhe gjithë komunitetit shkollor.
Ngushëllime familjes Hoxhaj për këtë dhimbje të paimagjinueshme.
*Pusho në paqe, Flamur.*
*Do të të kujtojmë gjithmonë.* 🕊️