E dhimbshme: Vdes nxënësi Erion Bytyqi nga Obiliqi

- Advertisement -

Shkolla “Ibrahim Rugova”, në Obiliq ka njoftuar se të enjten ka vdekur Erion Bytyqi, nxënës i klasës së IX-të.

- paragrafi 1 -

Shkolla njofton se nxënësi i tyre ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti me biçikletë.

- Advertisement -

Njoftimi i shkollës:

Me dhimbje e pikëllim të thellë ju njoftojmë se, si pasojë e një vetaksidenti me biçikletë, më datë 22.05.2025 ka ndërruar jetë nxënësi ynë Erion Bytyqi, nxënës i klasës së IX-të.

Në prag të përfundimit të vitit shkollor, kjo tragjedi ka tronditur mësuesit, shokët, shoqet dhe gjithë stafin e shkollës, duke lënë pas një heshtje të rëndë. Shembulli i Erionit si nxënës i shkëlqyer dhe djalë i edukuar le të mbetet udhërrëfyes për bashkëmoshatarët e tij.

- Advertisement -

Të pafuqishëm përballë kësaj dhimbjeje të madhe, u shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Bytyqi, shokëve, shoqeve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e deshën Erionin.

Jemi me ju në çdo çast, në çdo lutje, dhimbje e lot për Erionin!
Pushofsh në paqe, Erion. Kujtimi yt do të jetojë gjithmonë në zemrat dhe mendjet tona.
Me pikëllim të thellë,Drejtoria e Shkollës!