E hënë, 24 Shkurt, 2025

E dhimbshme: Vdes nxënësi Dijar Podvorica nga Vushtrria

- Advertisement1-

Ditë e rëndë për qytetin e Vushtrrisë dhe shkollën fillore “Ali Kelmendi”, të cilët sot humbën një nxënës të dashur dhe shembullor.

Dijar Podvorica, nxënës i klasës III/6, ndërroi jetë, duke lënë pas një dhimbje të thellë te familja, miqtë dhe të gjithë bashkëmoshatarët e tij.

- Advertisement -

Në një telegram ngushëllimi të lëshuar nga shkolla “Ali Kelmendi”, u theksua trishtimi për këtë humbje të papritur.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të nxënësit tonë të dashur Dijar Podvorica. Humbja e tij është një goditje e rëndë për të gjithë ne, mësues, nxënës dhe bashkëmoshatarë. Dijari do të mungojë thellësisht në shkollën tonë dhe në zemrat e të gjithëve që e njohën. Në këto momente të vështira, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen e tij, për mësuesen, për shokët e klasës dhe për të gjithë ata që e kishin afër,” – thuhet në mesazhin e shkollës. Nxënësit e klasës së tij do ta kujtojnë gjithmonë si një mik të dashur dhe një shok të veçantë.

Ngushëllime për humbjen ka shprehur edhe kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, i cili i ka dërguar një telegram familjes Podvorica. “Bashkëndjej dhimbjen me familjen Podvorica për këtë humbje të madhe. Dijari do të kujtohet gjithmonë si një nxënës shembullor dhe i dashur për të gjithë,” – u shpreh kryetari Idrizi.

Pusho i qetë, Dijar! Do të mbetesh gjithmonë në zemrat tona.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Lajm i mirë: 5600 dollapë për nxënësit e 9 shkollave fillore në Prishtinë

Punë e mirë po vazhdon të bëhet në shkollat e Prishtinës. Sot drejtoresha e...

Në shkollën “Ndre Mjeda” në Rakosh po vazhdon vlerësimi i performancës së mësimdhënësve

Në shkollën "Ndre Mjeda" në Rakosh të Istogut po vazhdon puna e ekipit për...

Luljeta Murati, zgjedhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë

Luljeta Murati, mësimdhënëse e Fizikës e cila punon qe 25 vite duke kontribuar në...

Xhevrije Sejdiu, zgjedhet mësuesja më e dalluar në Gjimnazin e Specializuar Matematikor në Prishtinë

Xhevrije Sejdiu, është zgjedhur mësuesja më e dalluar në Gjimnazin e Specializuar Matematikor në...