Ka vdekur nxënësi Blerand Labinot Kryeziu nga fshati Bubavec i Malishevës.
Njoftimin e ka dhënë drejtoresha e Arsimit në Malishevë, Arbëreshë Krasniqi.
Njoftimi:
Me rastin e vdekjes së nxënësit Blerand Labinot Kryeziu–21.09.2010- 20.09.2024 -Nxënës në SHFMU “Dëshmorët e fshatit Bubavec” në Bubavec
Telegram ngushëllimi,
E nderuara familje Kryeziu dhe personeli arsimor e nxënësit e SHFMU “Dëshmorët e Fshatit Bubavec” në Malishevë.
Më lejoni që në emër të nxënësve dhe personelit arsimor të komunës së Malishevës, të shpreh ngushëllimet më të thella për ndarjen nga jeta të nxënësit tonë Blerand Labinot Kryeziu nxënësi klasës së 8-të në SHFMU” Dëshmorët e fshatit Bubavec ” në Bubavec.
Derisa pritnim të shihnim Blerandin të kthehej pranë bankave shkollore me shëndet të mirë e me dashurinë e tij për shkollën dhe të kthehej me harenë që jep jeta sikur për shokët dhe shoqet e tij, këto ditë, morëm lajmin e trishtë se sëmundja e rëndë e ndau nga familja e tij, shokët e klasës, nga mësimdhënësit e nga të gjithë ne, duke i lënë ëndrrat e tij në gjysmë.
Blerandi do të na mungojë të gjithëve por ne nuk do ta harrojmë kurrë shëmbëlltyren e tij prej nxënësi, i cili kishte dashuri për të gjithë njerëzit dhe veçmas do ta kujtojmë çdoherë dashurinë e tij për shkollën.
Qofshin të paharruara kujtimet për Blerandin,
Lavdi veprës së tij jetësore!
Me respekt,
Arbëreshë Krasniqi
Drejtoreshë e Drejtorisë për Arsim dhe Edukimnë Malishevë.