E hënë, 24 Shkurt, 2025

E dhimbshme: Vdes nxënësi Aron Mazrekaj nga Peja

- Advertisement1-

Ka vdekur nxënësi Aron Mazrekaj nga Peja. Njoftimin e ka dhënë shkolla “Asdreni” në Pejë, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Shkolla njofton se Aroni u nda nga jeta në një aksident.

- Advertisement -

Njoftimi i plotë i shkollës:

Dhimbje e madhe !

E rëndë dhe e veshtirë ta kuptojmë për ty Aron se paske lënë ëndrrat në gjysmë!

I urtë ,i qetë e shembullor, të gjithë u krenoheshim me ty, pse na ike Aron!

Me zemër të thyer dhe dhimbje të thellë morem lajmin për vdekjen e parakohshme të nxënësit tonë të dalluar, Aron Mazrekaj, i cili u nda tragjikisht nga jeta në një aksident fatkeq.

Aroni ishte një shembull frymëzues për të gjithë ne.

- Advertisement -rrrrrrr

Me përkushtimin e tij në mësime, me mirësinë që tregonte për shokët, dhe me respektin ndaj mësimdhënësve dhe stafit, Aroni pasqyronte vlerat më të larta të shkollës sonë.

Si i tillë me pelqimin e të gjithëve u zgjodh KRYETAR I KËSHILlIT TË NXËNËSVE TË SHKoLLËS.

Ai dallohej për bujarinë dhe shpirtin e tij të pastër. Ishte gjithmonë i gatshëm të ndihmonte dhe të ofronte një fjalë të mirë, duke lënë gjurmë në zemrat e të gjithëve që e njohën.

Largimi i tij do të krijojë një boshllëk të madh në shkollën tonë dhe në komunitetin që e rrethonte.

Në këto momente të dhimbshme dhe të vështira, i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes së tij, stafit të shkollës, shokëve e shoqeve dhe të gjithë atyre që e njohen dhe deshën.

Ndajmë me ta dhimbjen dhe kujtimin për një djalë të jashtëzakonshem, i cili do të jetojë gjithmonë në zemrat tona.

Çdo sukses dhe aktivitet në shkollë emrin e mbante Aron Mazrekaj.

Çdo pritje çdo prezentim krah drejtoris së shkollës ishe Ti , bursa që u nda për ty mbeti në letër !

Pusho në paqe, Aroni ynë!
Me dhimbje të madhe !
Drejtoria e shkollës që aq shumë të deshti!

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Lajm shumë i mirë për shkollën “Dardania” në Prishtinë: Pajiset me 2200 dollapë për nxënësit

Shkolla "Dardania" në Prishtinë ka njoftuar se kanë pranuar 2 mijë e 200 dollapë...

Lajm i mirë: 5600 dollapë për nxënësit e 9 shkollave fillore në Prishtinë

Punë e mirë po vazhdon të bëhet në shkollat e Prishtinës. Sot drejtoresha e...

Në shkollën “Ndre Mjeda” në Rakosh po vazhdon vlerësimi i performancës së mësimdhënësve

Në shkollën "Ndre Mjeda" në Rakosh të Istogut po vazhdon puna e ekipit për...

Luljeta Murati, zgjedhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë

Luljeta Murati, mësimdhënëse e Fizikës e cila punon qe 25 vite duke kontribuar në...