Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin rrugor Përrenjas-Librazhd, ku një çift nga Mamurrasi është përfshirë në një përplasje me një kamion me targa nga Shkupi. Megi Xhetani, një studente 20-vjeçare e Universitetit të Tiranës, humbi jetën pas përplasjes, ndërsa i fejuari i saj, Zef Sinani, 34 vjeç, u plagos rëndë.
Çifti kishte shkuar për të festuar Shën Valentinin në Pogradec dhe po ktheheshin për në shtëpi kur ndodhi aksidenti fatal. S
Sipas raportimeve të mediave shqiptare ata ishin fejuar tre muaj më parë dhe kishin kaluar ditën e djeshme së bashku në Pogradec.
Aksidenti ka ndodhur gjatë kthimit të tyre për në Mamurras. Sipas hetimit paraprak, policia ka konfirmuar se shkaku i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit të drejtimit të automjetit, i cili ishte përplasur me kamionin që po lëvizte në sens të kundërt. Makina ka pësuar dëme të rënda, ndërsa trupi i pajetë i Megi Xhetanit u transportua në morgun e Elbasanit.
I fejuari i saj, Zef Sinani, ka marrë dëmtime të shumta dhe është dërguar fillimisht në spitalin e Librazhdit, pastaj në Spitalin Rajonal të Elbasanit dhe më vonë në Spitalin e Traumës në Tiranë për shkak të gjendjes së tij të rëndë.