Ka vdekur në moshë të re Trëndelina Berisha, mësuese e shkollës “Xhemajl Mustafa” në Prishtinë.
Njoftimin e ka dhënë shkolla, ku ka bërë të ditur se nesër në ora 10:00 do të mbahet mbledhje komemorative në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë.
Njoftimi i shkollës:
NJOFTIM MORTOR
Njoftojmë mësimdhënësit, prindërit dhe nxënësit se sot, më 12.06.2023, papritmas na u nda nga jeta për të kaluar në botën e përbotshme mësuesja dhe kolegia jonë e dashur, Trëndelina Berisha.
Mësuesja Trëndelinë dhe shumëdimensionaliteti i personalitetit të saj do të mbetet përgjithmonë simbol i shpërndarjes së dijes, pozitivitetit, punës, dashurisë, mirësjelljes e respektit ndër breza.
Shkolla jonë u shpreh ngushëllime të përzemërta familjes të afërmve, miqëve e shoqërisë së gjerë, nxënësve të mësueses sonë.
Shkolla jonë përherë do të jetë mirënjohëse për kontributin dhe mirësjelljen që ndau me ne mësuesja Trëndelinë.
Me këtë rast, shkolla jonë organizon MBLEDHJE KOMEMORATIVE e cila mbahet më datë 13.06.2023, në orën 10:00, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë.
Shpirti yt u prehtë në paqe, mësuese Trëndelina!
Të pikëlluar,
Kolektivi i shkollës “Xhemail Mustafa”