E dhimbshme: Vdes në moshë të re mësuesja Nazife Halimi-Gashi nga Podujeva

- Advertisement5 -

Ka vdekur në moshë të re mësuesja Nazife Halimi-Gashi nga Podujeva.

- paragrafi 1 -

Njoftimin e ka dhënë kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi përmes një postimi në rrjetet sociale.

- Advertisement -

Postimi i tij i plotë:

Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të mësimdhënëses Nazife Halimi-Gashi.

Ajo do të mbahet mend si një mësimdhënëse shumë e përkushtuar dhe me kontribut të çmuar në edukimin e brezave të rinj, që la gjurmë të pashlyera në arsimin në Podujevë.

- Advertisement -

Sot Podujeva humbi jo vetëm një mësimdhënëse profesioniste, por para se gjithash një njeri të mirë si Xifja, siç e thërrisnin kolegët.

Ngushëllimë familjes, kolegëve e miqve të së ndjerës Nazife Halimi – Gashi.