E dhimbshme: Vdes në moshë të re mësuesja Etleva Gjoni

- Advertisement5 -

Etleva Gjoni, mësuese e anglishtes në shkollën 9-vjeçare “Sali Gjuka” në Dimal ka ndërruar jetë në moshë të re, si pasojë e një infarkti.

- paragrafi 1 -

Etleva Gjoni, mësuese e anglishtes në shkollën 9-vjeçare “Sali Gjuka” në Dimal ka ndërruar jetë në moshë të re, si pasojë e një infarkti. Etleva ishte duke shkuar në shkollë, si çdo ditë mëngjesin e së premtes kur ra pa ndjenja në tokë. Ajo u transportua në spital ku dhe ndërroi jetë. Të shumta janë mesazhet ngushëlluese në rrjetet sociale të nxënësve dhe kolegëve.

- Advertisement - M1

“Ky është një nga ato postimet që nuk do të donim të ndanim me ju. E vështirë për ta besuar dhe e dhimbshme për ta pranuar se kolegia dhe mësuesja jonë e dashur Etleva Gjoni nuk do të jetë më midis nesh. Jeta jote njerëzore edhe pse e shkurtër ka siguruar mbijetesën e personit tënd. Na beso mike, errësira që ke lënë është shume e madhe. Të qoftë dheu i lehtë! U prehsh në paqe!”, shkruhet në profilin e shkollës “Sali Gjuka” në facebook.

“Presore si je? Nuk do te pyes per detyrat e shtepis apo te ngrihem ne mesim! Dua te te them qe do jesh gjithmon mesuesja ime e preferuar dhe do kesh nje vend te vecant ne zemrat tona! Shkolla do jet bosh pa ty, pa buzeqeshjen tende dhe shakatë e tua!”, shkruan një nxënës në komente.