E dhimbshme: Vdes në moshë të re mësuesja Anesa Sabedini

- Advertisement -

Ndërron jetë në moshë të re mësuesja e Shkollës fillore Liria, Anesa Sabedini.


Këtë lajm e ka publikuar shkolla Liria në profilin zyrtar duke I shprehur ngushëllime familjes.

- Advertisement -

Telegrami i ngushëllimit: 

Familje e nderuar Sabedini! Me pikëllim të thellë morëm lajmin për shkuarjen në amshim të koleges tonë Anesa Sabedini.

Kjo dhimbje e jona lidhet me punën plot përkushtim dhe dashuri ndaj nxënësve.

- Advertisement -

Të kujtojmë si një arsimtare punëtore dhe e kujdesshme me gjithë ne.

Në emër të gjithë kolegëve dhe stafit të shkollës, pranoni ngushëllime të përzemërta.

Pusho e qetë Anesa jonë!Qoftë i përjetshëm kujtimi për kolegen tonë!

Nuk dihen shkaqet e ndarjes nga jeta të mësueses Anesa Sabedini.