E dhimbshme: Vdes në moshë të re mësuesja Teuta Gashi nga Prishtina

- Advertisement -

Ka vdekur mësuesja Teuta Gashi. Njoftimin e ka dhënë shkolla “7 Marsi” në Prishtinë, shkruan AlbanianEducation.net.

Njoftimi i shkollës 7 Marsi në Prishtinë:

- Advertisement -

Me zemra të thyera dhe me një dhimbje të thellë, marrim lajmin e ndarjes nga jeta të mësueses sonë të dashur, Teuta Gashi.

Është vështirë të gjejmë fjalë që mund të përshkruajnë dhimbjen që ndjejmë, sepse ajo nuk ishte vetëm një mësuese – ajo ishte një udhërrëfyese, një frymëzim dhe një njeri i jashtëzakonshëm që la gjurmë të pashlyeshme në jetët tona.

Në emër të të gjithë nxënësve, kolegëve dhe miqve, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen Gashi!

- Advertisement -

Ndajmë me ju dhimbjen dhe lutemi që Zoti t’ju japë forcë në këto momente të vështira!