Pas një beteje të gjatë me sëmundjen, është ndarë nga jeta mësimdhënësja Sofe Rizaj.
Njoftimin e ka dhënë Hajdar Sutaj, Kryesues i Kuvendit te Komunes se Deçanit.
Njoftimi:
Pas një beteje të gjatë me sëmundjen, është ndarë nga jeta mësimdhënësja e nderuar, Sofe Rizaj.
Në këto çaste dhimbjeje e pikëllimi, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Rizaj, të afërmve, kolegëve dhe gjithë atyre që e njohën e e deshën.
Zoti ua dërgoftë forcën për ta përballuar këtë dhimbje të madhe.
Zoti e mëshiroftë dhe e bashkoftë në Xhenet me të mirët.
I përjetshëm qoftë kujtimi dhe nderimi për mësuesen Sofe – një grua e fortë, e ndershme, e respektuar dhe e përkushtuar me zemër ndaj edukimit të brezave.
Pushoftë në paqe!
Sinqerisht,
Hajdar Sutaj
Kryesues i Kuvendit te Komunes se Deçanit!