E dhimbshme: Vdes Jona Tolaj, nxënëse e klasës së tretë në shkollën “Mitrush Kuteli” në Prishtinë

- Advertisement5 -

Shkolla “Mitrush Kuteli” në Prishtinë ka dhënë një lajm të dhimbshëm sot, pasi ka njoftuar se ka vdekur nxënësja e tyre Jona Tolaj.

- paragrafi 1 -

Jona ishte nxënëse e klasës së tretë, një vajzë e dalluar, e edukuar, e shkëlqyeshme në mësime dhe një fëmijë që gjithmonë shpërndante pozitivitet, mirësi dhe dashuri për të gjithë rreth saj.

- Advertisement -

Njoftimi i shkollës:

NJOFTIM MORTOR

Me dhimbje të thellë dhe pikëllim të madh, sot shkolla jonë ndan me komunitetin humbjen e rëndë të nxënëses sonë të dashur, Jona Tolaj.

- Advertisement -

Jona ishte nxënëse e klasës së tretë në shkollën tonë – një vajzë e dalluar, e edukuar, e shkëlqyeshme në mësime dhe një fëmijë që gjithmonë shpërndante pozitivitet, mirësi dhe dashuri për të gjithë rreth saj.

Pas një aksidenti trafiku që kishte ndodhur me familjen e saj, sot morëm lajmin tronditës se Jona ka ndërruar jetë. Ky lajm na ka prekur thellë dhe ka lënë një boshllëk të madh në zemrat tona.

Stafi i shkollës shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Tolaj, mësueses Valbone, nxënësve të klasës së Jonës dhe gjithë komunitetit shkollor, duke u bashkuar në këtë dhimbje të madhe.

Qiellit iu shtua edhe një engjëll, ndërsa në komunitetin tonë shkollor, Jona do të mbetet gjithmonë e pranishme në kujtime. Në bankën e saj do të mungojë trupi i vogël i Jonës, por aty do të qëndrojë përherë lulja më e bukur e kujtimit të saj.
U prehtë në paqe. 🕊️