- Advertisement1-
Një nënë e re, vetëm 23 vjeçe, ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në spitalin e Vlorës.
Sipas Top News, Brisilda Sadushi, nënë e dy fëmijëve, ka shkuar në gjendje të rëndë në spitalin e Vlorës, por ka ndërruar jetë.
- Advertisement -
Burime bëjnë të ditur se vajza kishte infeksion në bark dhe gjatë operacionit kaloi në gjendje shoku.
Mjekët reanimatorë kanë ndërhyrë duke e futur në sallën e operacionit, por nuk ia kanë dalë ta mbajnë gjallë për shkak të parametrave shumë të ulëta jetësore.