- Advertisement1-
Në Maqedoninë e Veriut ka vdekur një 17-vjeçare me koronavirus.
Kjo njëherësh është viktima më e re që ka humbur jetën nga COVID-19 në këtë shtet, prej kur ka shpërthyer pandemia.
- Advertisement -
Viktima, e cila nuk ishte e vaksinuar, është nga qyteti i Demir Hisarit.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se viktima, e cila vuante nga mbipesha, është dërguar në Klinikën Infektive në Shkup në gjendje shumë të rëndë më 19 tetor, pasi një ditë më parë ishte paraqitur për herë të parë për kontroll mjekësor në Spitalin e Manastirit.