E dhimbshme: Treni përplaset me minibusin e një shkolle, ndërrojnë jetë dy nxënës

- Advertisement5 -

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte, 26 maj, në Buggenhout të Belgjikës, ku një tren u përplas me një minibus shkolle, duke shkaktuar vdekjen e katër personave, mes tyre dy fëmijë.

- paragrafi 1 -

Sipas autoriteteve belge, viktimat janë dy nxënës dhe dy të rritur, ndërsa në minibus ndodheshin gjithsej shtatë fëmijë, shoferi dhe një shoqërues në momentin e aksidentit. Automjeti ishte nisur drejt një shkolle të arsimit special dhe transportonte kryesisht nxënës të shkollës së mesme.

- Advertisement - M1

Ministri belg i Mobilitetit, Jean-Luc Crucke, deklaroi se barrierat në kalimin hekurudhor ishin të ulura kur ndodhi përplasja.

Zëdhënësja e policisë federale belge, An Berger, bëri të ditur se aksidenti ndodhi pak pas orës 08:00 me orën lokale. Ajo konfirmoi se asnjë pasagjer në tren nuk mbeti i plagosur, megjithatë një person po trajtohet për gjendje shoku.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë minibusin e përmbysur anash në Buggenhout, një qytet i vogël pranë Bruksel.

- Advertisement - m2

Ngjarja ka tronditur opinionin publik në Belgjikë. Ministrja e Arsimit, Zuhal Demir, reagoi në rrjetet sociale duke e cilësuar aksidentin si “një lajm tragjik” dhe duke shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave.

Shqip | English