E hënë, 14 Tetor, 2024

E dhimbshme: Nxënësi nga Krusha e Madhe që ëndërronte të bëhej mjek, u vra nga forcat serbe më 1999

- Advertisement1-

25 vjet më parë ëndrra iu ndal dhunshëm të riut Valon Hoti nga Krusha e Madhe. Nxënësi i vitit të dytë në shkollës të mjekësisë, ëndërronte të bëhej mjek në mënyrë që t’i ndihmonte ushtarët e UÇK-së, për të cilët shkruante edhe në ditarin personal. Në vazhdim, Tëvë1 sjell historinë e nxënësit krushian, i cili u vra nga forcat serbe me 26 mars të vitit 1999.

Për UÇK-në kishte dëgjuar shpesh në lajme.

- Advertisement -

Por, ushtarët e lirisë, Valon Hoti, nuk i kishte takuar.

Pavarësisht kësaj, nxënësi i vitit të dytë të shkollës së mesme të mjekësisë, misionin e tyre e kishte kuptuar.

Madje për suksesin e tyre, nuk dyshonte as në mbrëmjet kur ulej e shkruante në ditarin e tij.

“Dikur më herët kur e dëgjova tu u përmendke ndonjëherë fjala UÇK mirëpo nuk e kuptoja, dikur më vonë doli e përhapur në tërë rajonin e Kosovës, prandaj e kuptova se UÇK d.m.th Ushtria Çlirimtare e Kosovës. UÇK është një ushtri që luftoj për pavarësinë e Kosovës prandaj shpresoj se do të korrin suksese të mëdha në luftë përball me armikun serb”, shkruante ai.

Valoni filloren e kreu në shkollën e fshatit Krushë e Madhe.

E më pas, mësimet i ndoqi në shkollën e mesme të mjekësisë në Rahovec.

- Advertisement -rrrrrrr

17- vjeçari e kishte kuptuar se lufta nuk bëhej dot pa mjek.

Prandaj, shpresonte se një ditë civilëve do t’u dilte në ndihmë përmes mantelit së bardhë.

“Mezi i ka prit vitet për me shkua në shkollë. Unë isha dy vjet më i madh së Valoni e kur kthehesha në shtëpi, ai m’i merrte librat e i shfletojke, lexojke, ishte interesuar për detyrat. Ka qenë i entuziazmuar për t’u futur në shkollë. Ëndrra e tij ka qenë për t’u bërë mjek. Kur e pyeti prindi se çfarë ke dëshirë Valon me u bë? Tha babë, dua më u bë mjek”,tregon Jeton Hoti, vëllai i Valonit.

Por, nxënësit ëndrra iu ndal dhunshëm më 26 mars të vitit 1999.

Kjo meqë forcat serbe e vranë atë bashkë me babain, Beqirin, në Masakrën e Krushës së Madhe.

“Atë natë kur ka bombarduar NATO, unë kam biseduar në telefon. I kemi pasur telefonat e shtëpisë dhe në atë moment kur ka bombarduar NATO kam qenë duke biseduar me prindin dhe është ndërprerë linja. Në Tiranë kur kanë dalë kam biseduar më nënën, njëherë nuk më kanë treguar që janë vrarë, me kanë thënë që janë në Kosovë diku nëpër male, duke u strehuar”, tregon shprehet Jetoni.

Por, as në ditën tragjike kur e dëbuan nga shtëpia, Valoni nuk e la çantën e shkollës.

Kjo e fundit bashkë me ditarin dhe librezën e notave, tani ndodhën në muzeun e masakrës në fshatin e tij të lindjes.

“Valoni kur është larguar prej shtëpisë, prej dëshirës së madhe që e ka pas ëndërr të bëhej mjek, prej momentit që ka dal nga shtëpia, e ka ngjit çantën në krah me gjithë ato punime që tani ndodhën këtu në muze, që janë artefakte tani, libreza e shkollës, punimet e qelizave dhe një punim me shkrim për UÇK-në. Këto artefakte tani gjenden në muze. Ato ditë ka qenë shi, pasi e vranë Valonin, bie mbi çantë, e kjo bëhet me lloq, por nëna e tij e ngreh trupin e Valonit dhe i merr gjërat e Valonit me vete”, tha Irfan Ramadani, ciceroni në muzeun e masakrës.

Valon Hoti u varros pranë babait, Beqirit, në varrezat dëshmorëve e martirëve të vrarë në Masakrën e Krushës së Madhe në Rahovec.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nga Albert Kurtulaj: Shqetësuese përdorimi i pakontrolluar i internetit nga fëmijët – prindërit të jenë më syçelë

Përdorimi i internetit, a po bëjnë prindërit mjaftueshëm në rritjen, mirëqenien dhe sigurinë e...

Nxënësi Henri Xhakolli lanson start-up-in e tij të parë, HERAKLITI-AI – një mësues digjital që premton të transformojë mësimdhënien

Henri Xhakolli, është nxënës i talentuar i gjimnazit “Ismail Qemali” në Tiranë, është i...

Nga Sali Kabashi: Riprovimi i panevojshëm dhe përsëritja e vitit opsionale (me vendim nga nxënësi dhe prindi)

Pothuajse çdo gjë ka pësuar ndryshime dhe ka bër përmirësime në hap me kohën...

Alarmante: Fenomeni i rrezikshëm i ‘Tik Tokut’ prek edhe shkollat në Kamenicë – disa nxënës tentojnë të lëndojnë vetën

Edhe shkollat e Kamenicësi ka prekur fenomeni i rrezikshëm nga “TikTok” i vetëlëndimit, pas...