E dhimbshme: Nxënësi 16-vjeçar humb jetën pas dy javësh qëndrimi në spital pas aksidentit të rëndë

- Advertisement -

Një 16-vjeçar ka humbur jetën në spital 15 ditë pas aksidentit të rëndë që ndodhi në rrugën e Patokut në Laç.

- paragrafi 1 -

Flavio Mankollari, nxënës ekselent i vitit të dytë në gjimnazin “Qemal Stafa” mbeti i plagosur në këtë aksident bashkë me 4 persona të tjerë, por nuk mundi t’ia dalë.

- Advertisement -

16-vjeçari ka ndërruar jetë në spital për shkak të plagëve të marra nga aksidenti fatal që ndodhi si pasojë e papërgjegjshmërisë së shoferit nga makina tjetër.

Sipas ekspertizës, një parakalim i gabuar në kthesë me shpejtësi tej normave të lejuara nga mjeti që drejtohej nga shtetasi SH.L.

Teksa nesër në orën 11:00 Flavio do të përcillet në banesën e fundit, banka e tij në klasën ku merrte vetëm dhjeta do të jetë e zbrazët, ashtu si vendi i tij mes të afërmve dhe moshatarëve të tij.