E dhimbshme: Nëna ukrainase në vend të mësimeve, i mëson fëmijët të mbrohen nga bombat

- Advertisement -

Histori të dhimbshme vijojnë të nga Ukraina, ku njerëz të pafajshëm rrezikojnë çdo minutë jetën nga predhat ruse.

Një nënë me 3 fëmijët e saj të mitur që qëndron në një vendstrehim në Kiev tregon për mediat e huaja se si po i mëson ata të dallojnë ndryshimin mes zhurmës së një bombe dhe një predhe që po vjen.

- Advertisement -

 

“Nëse dëgjon boom, boom, do të thotë që bombardimet janë larg, ndërsa nëse dëgjohet një si vërshëllimë, ajo është zhurma e një rakete në fluturim dhe rreziku më i madh për ne”, tregon Olena.

Nëna tregon se ajo ka vendosur të mos largohet nga qyteti, pasi këtë gjë e konsideron njësoj të rrezikshme.