E premte, 22 Nëntor, 2024

E dhimbshme: Nëna shqiptare shtatzënë me Covid humbet fëmijën

- Advertisement1-

Një nënë shqiptare shtatzënë humbi foshnjën e saj të shëndetshme pasi u detyrua të priste në një park makinash në spital për dy orë e gjysmë sepse kishte Covid.


Fationa Nikolli ishte pothuajse 32 javë në shtatzëninë e saj kur asaj iu tha të priste jashtë Spitalit të Grave në Birmingham, West Midlands derisa të mund të gjendej një dhomë për të.

- Advertisement -

Nëna e dy fëmijëve, e cila ishte testuar pozitive për koronavirus, kishte udhëtuar drejt spitalit pasi kishte frikë pasi nuk e ndjente më fëmijën në orën 10 të mëngjesit të 6 korrikut, bën me dije mediat vendase.

Ajo u soll përfundimisht në sallë në 12.30 dhe iu nënshtrua një operacioni urgjent, por foshnja e saj lindi e vdekur.

Zonja Nikolli, nga Quinton, Birmingham, pohon se një mjek i tha asaj:

“Nëse do të kishe ardhur më parë, unë mund ta kisha shpëtuar fëmijën.”

Pothuajse tre muaj më vonë, ajo tha se nuk kishte dëgjuar asgjë nga spitali dhe është ende në pritje të përgjigjeve për tragjedinë.

Fondacioni i Gruas dhe Fëmijëve në Birmingham Trust tha se një hetim i plotë ishte duke u zhvilluar dhe i kërkoi falje Fationa Nikollit.

- Advertisement -rrrrrrr

Nikolli thotë se mjeku i saj e ka ekzaminuar atë një ditë para vdekjes dhe kishte thënë se fëmija i saj ishte i shëndetshëm.

Ajo i tha Birmingham Live: “Nëse do të më kishin marrë në spital më parë, mbase fëmija do të ishte akoma gjallë. Unë shkova me Covid, thirra spitalin, thashë: Unë dua të vij sepse nuk e ndiej foshnjën. Ata thanë: Po eja dhe kur arrita në spital, ata më lanë dy orë e gjysmë në parkun e makinave.”

Pavarësisht se ajo iu lut mjekëve se ishte një urgjencë, ajo pretendon se asaj iu tha të priste derisa spitali të kishte gjetur një dhomë të veçantë, të izoluar nga pacientët e tjerë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Vajzë apo djalë? 9 mënyra si të zbuloni gjininë e bebit tuaj ende pa bërë ekon te mjeku

Në përgjithësi, gratë shtatzëna shtojnë në peshë, por vendi ku shkojnë kilet e tepërta...

Tremujori i dytë i shtatzënisë: Karakteristikat dhe zhvillimi i foshnjës tuaj

Zhvillimi i foshnjës në tremujorin e dytë të shtatzënisë është i mahnitshëm! Jo vetëm që...

Kalciumi një nga vitaminat esenciale për t’u përdorur gjatë shtatzënisë

Acidi folik, hekuri e kalciumi janë tre nga llojet përbërese të vitaminave prenatale. Këto...

Ky shtet ndalon abortin me ligj. 3 rastet e vetme kur e lejon

Guvernatori i Oklahomas Kevin Stitt firmosi të mërkurën ligjin e ndalimit më të rreptë...