Kolegji AAB ka njoftuar se ka ndërruar jetë studenti i tyre Gentrit Vrajolli.
Në njoftimin e Kolegjit AAB thuhet se studenti i tyre do të kujtohet për angazhimin, korrektësinë dhe praninë e tij në jetën akademike, duke lënë pas kujtime të çmuara te kolegët dhe stafi jonë.
Njoftimi i plotë:
TELEGRAM NGUSHËLLIMI
Kolegji AAB me pikëllim të thellë mori lajmin për ndarjen nga jeta të studentit tonë të dashur, Gentrit Vrajolli.
Në këto çaste të rënda, Kolegji AAB shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, të afërmit dhe miqtë e të ndjerit.
Studenti ynë do të kujtohet për angazhimin, korrektësinë dhe praninë e tij në jetën akademike, duke lënë pas kujtime të çmuara te kolegët dhe stafi jonë.
Qoftë i përhershëm kujtimi për Gentritin, u prehtë në paqe!