E dhimbshme: Ndërron jetë mësuesja Violeta Goçi nga Prishtina

- Advertisement5 -

Shkolla “Naim Frashëri” në Prishtinë ka njoftuar se është ndarë nga jeta mësuesja Violeta Goçi, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Shkolla në njoftim thotë se ikja e mësueses Violeta lë një boshllëk të madh jo vetëm në kolektiv, por edhe në zemrat e të gjithë atyre që patën fatin të mësonin e edhe të punonin përkrah saj.

- Advertisement -

Njoftimi i plotë:

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të koleges sonë, mësueses Violeta Goçi.

Ikja e saj lë një boshllëk të madh jo vetëm në kolektivin tonë, por edhe në zemrat e të gjithë atyre që patën fatin të mësonin e edhe të punonin përkrah saj.

- Advertisement -

Me profesionalizëm, qetësi dhe dashuri për nxënësit, ajo kontribuoi çdo ditë në edukimin dhe formimin e brezave që i përcolli, duke dhënë shembull të vërtetë të misionit fisnik të mësuesit.

Do të kujtojmë gjithmonë me respekt, mirënjohje dhe mall!

U prehsh në paqe kolege e dashur!

Ngushëllime të sinqerta familjes, të afërmve si dhe ish nxënësve të saj, nga kolektivi, pjesë e të cilit ishte edhe mësuesja Violetë!