E premte, 22 Nëntor, 2024

E dhimbshme: Ndërron jetë 11-vjeçari nga Banja e Malishevës

- Advertisement1-

Ka ndërruar jetë 11-vjeçari nga fshati Banjë e komunës së Malishevës,

Lajmin e kanë dhënë shkolla “Naim Frashëri” në Banjë të Malishevës, e cila në njoftim thotë se 11-vjeçari kishte ndjekur mësimet e klasës së parë në këtë shkollë në vitin shkollor 2018/2019, por, tri vitet e fundit nuk kishte vijuar fare mësimet, sepse shëndetin nuk e kishte mirë, dhe u detyrua të ishte vazhdimisht në trajtim mjekësor edhe jashtë vendit.

- Advertisement -

Njoftimi i shkollës:

Me konsideratën më të lartë, Drejtoria e shkollës në emër të të gjithë nxënësve, mësimdhënësve, punëtorëve e prindërve të nxënësve të shkollës sonë, shpreh ngushëllime familjes Telaku për ndarjen nga jeta e djalit të tyre, Denis Burim Telaku, lindur më 07.12.2011.

Denisi kishte ndjekur mësimet e klasës së parë në shkollën tonë në vitin shkollor 2018/2019, por, tri vitet e fundit nuk kishte vijuar fare mësimet, sepse shëndetin nuk e kishte mirë, dhe u detyrua të ishte vazhdimisht në trajtim mjekësor edhe jashtë vendit.

Me gjithë përpjekjet e vazhdueshme të mjekëve, dhe mbështetjes e lutjeve të familjes, shkollës e miqësisë, sot, në orët e para të mëngjesit morëm lajmin e trishtë e të rëndë, për vdekjen e Denisit.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për Denisin, e pushoftë në paqen e përjetësisë!

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...

Çfarë konsiderohet rritje e ngadaltë dhe si zbulohet – kjo është ajo që prindërit duhet të dinë

Ja si të dalloni nëse fëmija juaj po rritet ngadalë Në pediatri përdoren grafikët e...

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...

Fëmijëve u pëlqen kur prindërit kanë këto katër zakone

Ekzistojnë disa zakone që prindërit mund të praktikojnë që do të bëjnë sigurisht që...