E dhimbshme: Mësuesja Gyltene Potoku Gashi, nga Mitrovica vdes në aksident trafiku

- Advertisement -

Mësuesja nga Mitrovica, Gyltene Potoku – Gashi, është një nga tre vitimat që kanë mbetur të vdekur një aksident të rëndë trafiku, që ka ndodhur të dielën mbrëma në rrugën magjistrale Mitrovicë – Pejë, përkatësisht në fshatin Çubrel.

Mësohet se të vdekur kanë mbetur tre anëtarë të familjes Gashi, e që janë: Zarife Gashi, rreth 70 vjeçare, Agim Gashi, rreth 50 vjeçar dhe Gyltene Gashi, rreth 48 vjeçare.

- Advertisement -

Në aksident kanë mbetur të lënduar edhe pesë persona, katër prej tyre zyrtarë policorë.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, e cila ka njoftuar se në aksidentin e orës 18:40 janë përfshirë dy vetura, njëra prej tyre veturë zyrtare e policisë.

Policia ka njoftuar se “si pasojë e aksidentit, bazuar në informacionet e siguruara kanë humbur jetën tre persona civil, përderisa lëndime kanë pësuar edhe pesë persona tjerë, katër prej tyre zyrtarë policorë”.