E dhimbshme: Hyn për t’u larë, vdes një fëmijë në kanalin e “Ibër Lepencit” në Mitrovicë

- Advertisement -

Një fëmijë (i mitur) është gjetur pa shenja jete në kanalin e “Ibër Lepencit” në fshatin Vaganicë të Mitrovicës.

Lajmin e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës i policisë për rajonin e Mitrovicës.

- Advertisement -

“Rreth orës 17:50, është raportuar se në kanalin e “Ibër Lepencit” në fshatin Vaganicë të Mitrovicës, është gjetë pa shenja jete në ujë një (i mitur) Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës”, tha Zahiti.

I njëjti shtoi se bazuar në hetimet fillestare, dyshohet se viktima kishe hyrë në kanal për t’u larë.