E hënë, 14 Tetor, 2024

E dhimbshme: Humb jetën nëna e re shtatzënë, kjo është gjendja shëndetësore e bebes

- Advertisement1-

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njoftoi se në Spitalin e Gjinekologjisë “Nënë Tereza” në Çair ka ndërruar jetë një lehonë 26-vjeçare.


Autoritetet shëndetësore njoftojnë se pacientja ka qenë në javën e 36 të shtatzënisë, ndërkaq ka pasur probleme shëndetësore, përfshi këtu problemet me tension e lart të gjakut.

- Advertisement -

“Nga kontrolli i raporteve në sistemin elektronik të të dhënave “Termini im”, rezultoi se bëhej fjalë për një shtatzëni me kontrolle të pamjaftueshme, me vetëm një kontroll të mëparshëm në 30 javë të shtatzënisë, kur edhe është konstatuar për herë të parë prania e tensionit të lartë në gjak. Pacientit më pas i është dhënë terapi dhe udhëzime për monitorim intensiv dhe kontrolle spitalore. Sipas familjarëve, pacientja nuk ka shkuar për kontrolle, dhe ka marrë terapi herë pas here”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Në njoftim thuhet se pacientja ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme, ndërkaq me sukses i është nxjerrë një foshnje të gjinisë mashkullore, që më pas është transferuar në Klinikën për Fëmijë në Shkup.

“Ka lindur foshnje mashkull, i cili pas stabilizimit fillestar është transferuar në Klinikën e Pediatrisë. Fatkeqësisht, pavarësisht masave gjithëpërfshirëse për reanimim, pacientja i është nënshtrua dekompensimit të përgjithshëm kardiopulmonar dhe ka ndërruar jetë në orën 22:10”, theksojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Rrëfimi prekës i mësueses nga Vlora që është e prekur me kancer

Tetori është muaji i ndërgjegjësimit ndaj kanc erit të gjirit dhe të shumta kanë...

Kujdes prindër | Rritet numri i fëmijëve me COVID-19, pediatrja: Kemi kërkuar staf mbështetës

Rritja e rasteve me COVID-19 ditëve të fundit ka bërë që edhe numri i...

Mjekët e Kosovës sytë kah Gjermania, vazhdon ikja masive e tyre

Kosova rrezikon të mbetët pa mjekë nëse trendi i ikjes nga Kosova vazhdon me...

Infektologu kosovar: Kosova rrezikohet nga Lija e Majmunëve, s’ka vaksinë për këtë sëmundje

Infektologu, Hamdi Ramadani ka thënë se lija e majmunëve pritet të përhapet edhe në...