E shtunë, 18 Janar, 2025

E dhimbshme: Dëbora i bllokon në vetura, 10 fëmijë humbin jetën

- Advertisement1-

Të paktën 21 persona midis tyre 10 fëmijë në Pakistanin Verior, humbën jetën pasi bora e madhe i bllokoi në makina. Rreth 1,000 makina u bllokuan pasi turistët nxituan të shikonin reshjet e dëborës në qytetin Murree.

Një polic, gruaja e tij dhe 6 fëmijët e tyre dhe një familje tjetër me 5 anëtarë janë midis të vdekurve sipas shërbimeve emergjente. Ushtria tha se ka shpëtuar më shumë se 300 njerëz që ishin bllokuar nga bora.

- Advertisement -

 

Ministri i Brendshëm Sheikh Rashid tha se kriza ishte shkaktuar nga numri i madh njerëzve që udhëtuan në zonë. Më shumë se 100,000 makina kishin mbërritur në qytetin e epokës koloniale në ditët e fundit.

Që të premten media lokale raportoi se turistët po bllokoheshin. Të shtunën, bora e madhe dhe shtimi i automjeteve i shtynë autoritetet ta shpallin rajonin zonë fatkeqësie.

Fotot dhe videot në mediat sociale tregojnë makina të bllokuara ngjitur me njëra-tjetrën dhe të mbuluara nga bora.

Në mesin e atyre që humbën jetën ishin 10 fëmijë, sipas shërbimeve të urgjencës. Policia tha se të paktën gjashtë ishin ngrirë për vdekje në makinat e tyre. Asfiksia pas thithjes së tymrave është dhënë si një arsye e mundshme për të tjerat.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Psikologët e Harvardit japin këshilla për rritjen e fëmijëve

Shumë prindër janë lodhur duke dëgjuar se si teknologjia moderne mund të ketë efekte...

Prindërit kërkojnë ndihmë për shërimin e saj, vogëlushja Una vuan nga një sëmundje e rëndë

Prindërit e një vajze të vogël të quajtur Una, po kërkojnë ndihmë nga qytetarët...

Familja Dani nga Istogu kërkon ndihmë për shërimin e djalit, i duhet urgjentisht trajtimi jashtë vendit

16 vjeçari Elham Dami ka nevojë për ndihmë. Ai është i është diagnostikuar me...

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...