Doktori i Klinikës Emergjente në Prishtinë, Naser Syla, ka thënë për Express së fëmija 3-vjeçar i cili pësoi lëndime trupore nga zjarri në një shtëpi në Ferizaj është në gjendje të vështirë shëndetësore.
Sipas doktor Sylës, fëmija ka djegie mbi 75% të trupit dhe kjo e rrezikon jetën në maksimum.
“Fëmija ka djegie mbi 75 për qind të sipërfaqes së trupit gjendja shëndetësore është me të vërtetë e vështirë”, tha Syla për Express.
Ai tha se fëmija është sjellur dje nga Spitali i Ferizajt.
“Për fat të keq, gjendja e fëmijës është shumë serioze, që ja rrezikon jetën në maksimum”, u shpreh ai.
Dje rreth orës 17:00 policia është njoftuar për një incident zjarri në një shtëpi në Ferizaj. Nga flakët lëndime trupore ka pësuar një fëmijë 3-vjeç.
Sipas policisë, fëmija ishte brenda në dhomë në momentin kur kishte shpërthyer zjarri dhe i njëjti ka pësuar lëndime trupore.
Fëmija është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa rasti është duke u hetuar.
LËNDIM TRUPOR/INCIDENT ZJARRI /Ferizaj 25.12.2021 – 17:00. Është raportuar se pasi zjarri ka kapluar një shtëpi aty brenda në një dhomë ishte një fëmijë tre vjeç i lënduar nga tymi dhe flaka. Fëmiu i lënduar është dërguar në QKUK-Prishtinë për tretman mjekësor. Rasti nën hetime.
Nuk dihen shkaqet që kanë çuar deri te incidenti me zjarr.