E diel, 23 Shkurt, 2025

E dhimbshme: 14-vjeçarja aksidentohet për vdekje teksa shkonte në shkollë

- Advertisement1-

Mjekja që duhet të kishte ndihmuar 14-vjeçaren, Eleonora Chinello, është vënë nën hetim për vrasje nga pakujdesia: ajo dyshohet se ka refuzuar të veprojë në kohë.

Mjekja dyshohet praktikisht nuk e ka ndihmuar: “Vetëm” infermierët e ambulancës i dhanë ndihmën e parë. Dhe tani edhe doktoresha e gjen veten nën hetim, sikurse shoferi që e goditi.

- Advertisement -

Rasti është ai i Eleonora Chinello-s , e përplasur dhe e vrarë në moshën 14-vjeçare teksa po shkonte në shkollë me biçikletë.

Prokurori Publik i Prokurorisë së Padovës, Sergio Dini, i ngarkuar me procedimin penal në lidhje me aksidentin e ndodhur mëngjesin e së hënës së 28 tetorit, në Sant’Angelo di Piove di Sacco, ku u aksidentua nxënësja, ka nisur një hetim ndaj mjekes.

Prokurori urdhëroi arrestimin e menjëhershëm të drejtuesit të Volkswagen Golf i cili goditi vajzën teksa po arrinte në stacionin e autobusit për të shkuar në shkollë me biçikletën e saj, nën akuzë për vrasje në rrugë. 34 vjeçari, nga Campolongo Maggiore (Ve), nga hetimet e para duket se po ecte me shpejtësi dukshëm më të lartë se kufiri.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...