E diel, 19 Janar, 2025

E dhimbshme: 13-vjeçarja sakrifikon vetën për të shpëtuar motrën e saj nga mbytja në liqen

- Advertisement1-

Një vajzë 13 vjeç ka shpëtuar motrën e saj 10 vjeç pasi rrezikonte të mbytej në një liqen.


Nicole Sanders, 13 vjeç, ishte duke qëndruar mbi liqenin Ducklington në Witney, Oxfordshire duke mbajtur dorën e motrës së saj Teagan dhe një shoqeje tjetër, kur dyshemeja ku ato po qëndronin u rrëzua papritmas.

- Advertisement -

Adoleshentja luftoi dëshpërimisht për të mbajtur veten dhe kokën e Teagan mbi ujë, duke përdorur trupin e saj të vogël dhe gjithë fuqinë e saj, tha mamaja e saj për Mirror.

Njerëzit arritën të shpëtonin Teagan dhe fëmijën tjetër që rrëshqitën nën ujë gjatë incidentit tragjik në Korrik.

Njerëzit më vonë i thanë mamasë së saj Amanda se u deshën 25 minuta që vajza të gjendej, e vendosur në një parvaz 30 metra nën sipërfaqen e ujit. Ajo u shpall e vdekur në spital më vonë atë ditë.

Nëna e shkatërruar nga vdekja e vajzës kërkon që Liqeni Duckington të mbyllet në kujtim të vajzës së saj, pavarësisht kundërshtimit publik.

`Shkaku i vdekjes së Nikit nuk dihet zyrtarisht deri në një hetim më vonë këtë vit, por Amandës i është thënë se mushkëritë e saj ishin të mbushura me ujë dhe se ajo pësoi një arrest kardiak.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Psikologët e Harvardit japin këshilla për rritjen e fëmijëve

Shumë prindër janë lodhur duke dëgjuar se si teknologjia moderne mund të ketë efekte...

Prindërit kërkojnë ndihmë për shërimin e saj, vogëlushja Una vuan nga një sëmundje e rëndë

Prindërit e një vajze të vogël të quajtur Una, po kërkojnë ndihmë nga qytetarët...

Familja Dani nga Istogu kërkon ndihmë për shërimin e djalit, i duhet urgjentisht trajtimi jashtë vendit

16 vjeçari Elham Dami ka nevojë për ndihmë. Ai është i është diagnostikuar me...

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...