E diel, 19 Janar, 2025

E dhimbshme – 13 vjeçari punon punë të rënda fizike: I mbushi dy thasë plot për me mujt m’i nxjerr 3 euro me ia çu babës

- Advertisement1-

Fëmijët e komunitetit rom vazhdojnë të përballen me kushte të vështira ekonomike.


Një rast i tillë është bërë publik sot në rrjete sociale ku një fëmijë i cili ende nuk kishte mbushur 14 vjet, kryente punë të rënda fizike.

- Advertisement -

Gazetarja Jehona Zhitia ka publikuar disa fotografi duke ruajtur identitetin e fëmijës për të cilin tregoi se i kërkoi që mos ta fotografonte se po qeshin shokët e tij më të.

“Kam ardhë nga Fushë Kosova. Qe tri orë i kam mbledhë këto plastika, shishe, kanaçe. M’duhet me mbushë edhe një herë kaq, për me mujt m’i nxjerr 3 euro me ia çu babës n’aksham”, citohet t’i ketë thënë fëmija gazetares.

Postimi i plotë:

Më tha: mos ma fotografo fytyrën se po qeshin shokët me mua!
Pesha që bartte mbi supe ishte shumë e rëndë, ndoshta sa pesha e trupit të tij të njomë që ende s’i kishte mbushur të 14-at.

Këtë fëmijë të komunitetit rom e takova në lagjen time dhe nuk mund të kaloja sikur nuk po shoh asgjë. Ndjeva dhimbje në zemër dhe u ndala për t’i ndërruar disa fjalë me të:

“Kam ardhë nga Fushë Kosova. Qe tri orë i kam mbledhë këto plastika, shishe, kanaçe. M’duhet me mbushë edhe një herë kaq, për me mujt m’i nxjerr 3 euro me ia çu babës n’aksham”.

- Advertisement -rrrrrrr

E pyeta: A e ke rëndë? – M’u përgjigj me një gjysmë zëri: “Mezi pe baj, po më dhem shpina, por s’kam qare pa e çu te vendi”.

U largova e trishtuar me faktin se në cfarë gjendje jeton një pjesë e shoqërisë, ku fëmijët detyrohen të kryejnë punë të rënda fizike për të siguruar kafshatën e gojës.
E kush ka faj në këtë rast?!

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Psikologët e Harvardit japin këshilla për rritjen e fëmijëve

Shumë prindër janë lodhur duke dëgjuar se si teknologjia moderne mund të ketë efekte...

Prindërit kërkojnë ndihmë për shërimin e saj, vogëlushja Una vuan nga një sëmundje e rëndë

Prindërit e një vajze të vogël të quajtur Una, po kërkojnë ndihmë nga qytetarët...

Familja Dani nga Istogu kërkon ndihmë për shërimin e djalit, i duhet urgjentisht trajtimi jashtë vendit

16 vjeçari Elham Dami ka nevojë për ndihmë. Ai është i është diagnostikuar me...

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...