E diel, 23 Shkurt, 2025

E bllokuar në Mykonos dhe shtatë muajshe shtatzënë, qeveria greke shpëton 19-vjeçaren shqiptare

- Advertisement1-

Gjatë kësaj fundjave angazhimi në kohë rekord i zyrës kryeministrore dhe emergjencave sociale në Greqi ka bërë që t’i shpëtohet jeta një emigranteje nga Puka që jeton në Mykonos i cili është i mirënjohur edhe si ishulli i pasanikëve.

Jeta e emigrantes shqiptare nga Puka 19- vjeçares Adelina Gjeloshi e cila kishte pësuar një përkeqësim të papritur të shëndetit të saj sipas të afërmve ishte në ‘fije të perit’.

- Advertisement -

Që jeta e emigrantes shtatzanë 7 muajshme të mos rrezikohej ajo duhej transportuar me urgjencë në një nga spitalet më të mira të Greqisë por mbizotërimi i motit të keq nuk lejonte fluturimin e helikopterëve dhe transportin e saj për në klinikat e specializuara.

Por sapo Zyra e Kryeministrit të Greqisë është njohur me rastin në fjalë nga kryebashkiaku i Mykonos ai ka urdhëruar që të vihej në dispozicion për të transportuar emigranten shqiptare avionin qeveritar në një kohë mjaft të shkurtër.

Avioni qeveritar sikurse kishte urdhëruar kryeministri Mitsotakis ka shkuar dhe ka mundur të transportojë drejt spitalit emigranten shqiptare nga Puka për në spitalin “Aleksandra” në Athinë.

Falë solidaritetit të treguar dhe ndërhyrjes së specializuar në klinikën e Spitalit të Athinës emigrantja shqiptare nga Puka e ka kaluar rrezikun.

Të afërmit e saj dhe komuniteti shqiptar që jeton e punon në Mykono i kanë shprehur mirënjohje për këtë gjest kryebashkiakut të ishullit grek si dhe kryeministrit Mitsotakis.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Burri gjen letrën 130-vjeçare në shishe me mesazhin e rëndësishëm brenda saj

Ludovic Mollier, një artizan francez, gjeti një shishe që përmbante një letër me një...

Thënie të famshme nga George Washington: Më parë vdes në këmbë sesa të jetojë në gjunjë

George Washington ka qenë presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës –...

Gazeta amerikane ripublikon artikullin e vitit 1904 për shqiptarët si populli më fisnik

Gazeta amerikane “The Seattle Star”, më 29 prill 1904, botoi artikullin “Shqiptarët, një racë...

Si të përballoni stresin në punë?

Stresi në vendin e punës është një problem që prek shumicën e njerëzve dhe...