Adoleshenca mund të jetë një periudhë shumë e mirë ose shumë e keqe e jetës. Por në një mënyrë apo tjetër është shumë e vështirë për prindërit të përballen, sepse luftojnë për gjithçka dhe pothuajse të gjithë fëmijët duan të jenë rebelë kundrejt nënës ose babait të tyre.
Kjo është ajo që ndodhi me Nicole Poppic. Gruaja është nëna e tre fëmijëve, por Cara është më e madhja dhe tani është në moshën e adoleshencës. Një mëngjes, vajza zgjohet, duke i thënë nënës së saj se ndihet shumë e sëmurë dhe nuk mund të shkojë në shkollë. Nicole nuk i beson së bijës dhe e bën atë gjithësesi të dalë nga shtrati dhe e çon në shkollë, edhe pse me vonesë.
Cara i kërkon asaj të shkruajë një justifikim dhe e ëma e bën këtë. Ajo merr fletoren e saj dhe fillon të shkruajë. Më pas, kur mësuesja e lexoi justifikimin e nënës së vajzës së re, shpërtheu në të qeshura. Ja se çfarë kishte shkruar Nicole: “Motivi i vonesës.
Cara ishte vonë këtë mëngjes për në shkollë, sepse ajo u prek nga ‘adoleshenca’. Sëmundja po përhapet në të gjithë vendin, por ende nuk ka shërim. Ajo tregon simptoma të ndryshme, por këtë mëngjes vajza ime pësoi një paaftësi të rëndë për t’u çuar nga shtrati dhe madje edhe dëshirën e pakëndshme për të folur me gruan që e ka sjellë në botë. Ajo u ndje shumë mirë pasi i hodha telefonin nga dritarja. Më telefononi nëse simptomat shfaqen përsëri. Nicole Poppic”.
Mësuesja e Cara-s nuk mundi t’i mbante dot të qeshurat. Në fakt, justifikimi i kësaj gruaje është bërë viral. A nuk është ai me të vërtetë origjinal? Nëse ju pëlqeu ndajeni atë me miqtë tuaj, dhurojini atyre një buzëqeshje!