Dyshohet se planifikoi vrasjen e nxënësve të klasës, 30 ditë paraburgim për 16-vjeçarin

- Advertisement -

Gjykata Themelore në Prishtinë me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Kosovës i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për të miturin nga Peja nën dyshimin për veprën penale “Përgatitja e veprave terroriste ose e veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”.

- paragrafi 1 -

Lajmin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

- Advertisement -

“Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për të Mitur ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të miturit B.M, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.

Gjyqtarja e procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të miturit B.M dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë (30) ditësh”, tha Gashi për Reporteri.net .

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.